Nisin të bëhen publike emrat e zv/ministrave që do të caktohen nga Partia Socialiste. Kështu është zbardhur edhe emri i parë i zv/ ministrit të ri në qeveri.
Në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme që drejtohet nga Ditmir Bushati, zv/ ministre do të jetë Artemis Dralo.
Dralo është minoritare greke dhe në këtë post do të zërë vendin e një çami, Halil Hysenit.
Artemis Dralo ka qenë kandidate e PS në Dropull, por ngeli jashtë Parlamentit, pasi nuk ishte në listën fituese.
Prezantimi do të bëhet në Asamblenë e PS më 7 shtator.