Mënjëherë pas fjalës së ish-ministres Mimi Kodheli, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruci duke e akuzuar Rucin se po e tensionon qellimisht situaten ne Kuvend, duke e quajtur antipatik dhe se po perdor truke te dala boje.
“Kur kërkohet fjala për procedurë jepet fjala, nuk kam pse të flas as pas Mimit dhe as pas 2 prillit dhe sqarimeve tuaja. Nuk besoj se keni asnjë dëshirë të tensiononi sallën për shkak të devocionit që keni marrë përsipër, nuk jemi këtu për të likujduar detyrimet reciproke të njëri-tjetrit, edhe truket që sikur jeni të pavëmendshëm kur ngrihet dora, janë aq të dala boje dhe aq antipatike sa nuk i shkon kësaj sallë, kjo për procedurë, që të jetë e fundit, e që ta clirojmë sallën nga tensionet. Për procedurë tani, nuk kemi listë të radhës së folësve, meqë nuk keni, deputetit Tushaj iu kapërcye fjala, meqë kjo listë nuk ekziston ti jepet fjala dhe të jepet radhitja, pasi ju keni vepruar, ua keni dhënë radhën dy tre të PS, apo të PD sipas proporcioneve, kërkoj të bëhet listë renditje, dhe nëse deputeti nuk do jetë atëherë të mos e marrë fjalën.” – është shprehur Vasili.
Ndërkohë Ruçi i është përgjigjur duke i thënë se kur flet diskutanti nuk mund të ndërpritet ndaj silleni listen dhe ta zbatojme. Gramoz Ruci deri tani po drejton me prepotence seancat parlamentare duke qene pedant ndaj rregullores se parlamentit.