Të enjten sipas Meteoalb territori mbetet me kthjellime deri në mesditë kur vranësira kalimtare shfaqen në zonat veriore – verilindore.
Pasditja dhe mbrëmja vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve me vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit ndërsa me vranësira të dukshme mbeten zonat veriore – verilindore .
Era do fryjë mesatare deri e fortë pas mesditës, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgë 2 – 3 ballë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 31°C.