Home KRYESORE Kamera e fshehtë/ 320 euro për “trajnimin” e gati për tregun gjerman...

Kamera e fshehtë/ 320 euro për “trajnimin” e gati për tregun gjerman të punës!

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” ka zënë në rrjetë Agjencinë Shqiptare të Punësimit, e licensuar për trajnime në profesione të ndryshme.

Administratori Miratim Mezini negocion me qytetarin dhe pas disa bisedave pranon që qytetari në fjalë të marrë një certifikatë 3 – mujore trajnimi për “punime dekorative dhe gipsi”.

Pasi paguan 320 euro, shtetasi i interesuar është “i trajnuar” në punimet e gipsit dhe gati për tregun gjerman të punës, edhe pse nuk ka bërë asnjë ditë të vetme trajnim.

Kamera e fshehtë na tregoi sot se me vetëm 320 euro dhe mund të punësohesh jashtë Shqipërisë me profesionin që dëshiron, pa patur nevojë për kualifikimin përkatës.

Share: