Një tjetër dëshmitar në procesin kundër Emiljano Shullazit është marrë në mbrojtje nga policia.
Bëhet fjalë për shoferin e biznesmenit Ylvi Beqja, i cili prej kohësh është në proces gjyqësor, pasi ka akuzuar direkt Shullazin se e ka kërcënuar me jetë, pasi i ka marrë shuma të mëdha parash.
Mësohet se në mbrojtje pas dëshmive të fundit të dhëna në proces është vënë shtetasi Besnik Musai.
“Më kanë kërcënuar familjen, ndaj kam bërë denoncimin dhe kërkova mbrojtje. Dy persona kanë ardhur në shtëpinë time në Durrës dhe i kanë thënë nënës sime që nëse dëshmoja do ta kisha keq punën”, ka thënë dëshmitari, raporton “News 24”/lapsi.al