Dy shqiptarë të moshave 24 dhe 27 vjeç kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi iu sekuestruan 136 monedha ari me vlerë 80 mijë euro.
Sasia e monedhave të arit u sekuestrua nga oficerët e policisë kufitare italiane në Ventimiglia, në një autobus që ishte nisur nga Barcelona dhe kishte si destinacion Milanon.
Shqiptarët janë akuzuar për vjedhje pasi i kishin fshehur monedhat në çanta menjëherë pasi i kishin deklaruar policisë se nuk kishin bagazhe.
Ata u tradhtuan nga momenti kur policia i kishte kërkuar biletat e autobusit të cilat i kishin brenda në çantë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.