Home KRYESORE Kjo është nëna e re që humbi jetën sot në sallën e...

Kjo është nëna e re që humbi jetën sot në sallën e lindjes, foshnja mbijetoi

Një nënë e re, 28 vjeç humbi jetën sot në sallën e lindjes në maternitetin e qytetit të Vlorës. Ende nuk dihen rrethanat e sakta dhe shkaku, por fatkeqësisht policia e konfirmon lajmin se: Elda Beqo është ndarë nga jeta.

“Sot në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë ka humbur jetën një shtetase. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia E.B., 28 vjeçe, ka humbur jetën në materinitet pasi ka lindur një foshnje”.

Paraprakisht thuhet se 28-vjeçarja ka pësuar infarkt në sallën e operacion, gjithsesi ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes, tha policia, raporton opinion.al

Elda Beqo ishte nënë e një djali 6 vjeç dhe kishte shkuar në maternitet për të sjellë në jetë fëmijën e dytë. Burimet thanë se foshnja ka arritur të mbijetojë, ndërsa nëna vdiq në sallën e operacionit.

Ky është një rast i përsëritur në spitalin e Vlorës. Edhe para një muaji një grua e re 35 vjeç ndërroi jetë teksa kishte shkuar të lindte, ndaj hetimet e policisë dhe prokurorisë duhet të jenë të thelluara./Opinion.al

Share: