Home KRYESORE Kristina nga Mirdita kërkon rrugë e ujë, por Rama kërkoi tepsi dhe...

Kristina nga Mirdita kërkon rrugë e ujë, por Rama kërkoi tepsi dhe timon!

Nga Nard Ndoka

Rigerta nga “La Sapienza” kërkon politika zhvillimi për fshatin, por Rama do të “rilindë” sheshet e fshatrave duke i shtruar me pllaka!

Tjetër kërkon Rigerta, tjetër ka bërë dhe do bëjë Rama!

Rigerta foli si agronome mirditore, jo si një politikane e “La Sapienze-s”! Duhej të vendoste gishtin në plagë, të ndante fajin, fajtorët, përgjegjësit, që reflektimi të jetë real, të ketë peshë dhe shpresë për të ndryshuar!
Dikush ka bërë pak, dikush më shumë e dikush aspak!

E nëse Rigerta e “La Sapienze-s” nuk e tha troç në Kuvend, bashkëfshatarët e saj përsëri do e shesin votën dhe ne si opozitarë e Rigerta si një “shpirt i lirë” do kërkojmë përsëri e përsëri rrugë e ujë; por Rama përsëri do mbjellë palma e shtrojë pllaka, madje do mburret, që bashkëfshatarët e Rigertës më kanë votuar mua për të qeverisur Rigertën dhe ju!

Ndaj Rigerta, duhej të godiste fort, si mirditore, por ajo foli si europiane në atë sallë, që nuk e meritonte atë delikatese romane të Rigertës!

L'immagine può contenere: 2 persone, folla e spazio al chiuso
Share: