Home KRYESORE Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Restaurimi i Dritës: Eshte Koha kur duhet te...

Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Restaurimi i Dritës: Eshte Koha kur duhet te punojmë për Paqen dhe jo Luftën

Gadishulli Korean, një komb i ndarë, ka qenë prej kohësh një fuçi baruti. Koreja e Veriut po kërcënon jo vetëm Koreja dhe SHBA por e gjithë bota me raketat e saj bërthamore.

Udhëheqësit e botës kanë shprehur shqetësim për sigurinë e Gadishullit Korean dhe bën thirrje për një zgjidhje paqësore te situatës.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson paralajmëroi se aksioni ushtarak për nga “distanca midis Koresë së Veriut dhe Seulit qe është shumë, shumë e vogël, në thelb mund te shkatërroje pjesë të mëdha të popullsisë së Koresë së Jugut madje edhe vetem me armë konvencionale “(Telegraph, 3 shtator 2017).

Administratat e shkuara të Koresë së Jugut kanë adresuar çështjen bërthamore të Koresë së Veriut me masat e përkohshme dhe bashkësia ndërkombëtare ka vendosur sanksione ekonomike si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar kërcënimet e paraqitura nga Koreja e Veriut.

Megjithatë, ne besojmë se një zgjidhje themelore është e nevojshme për të sjelle fundin e kërcënimit të luftës dhe kështu, jo thjesht për të mbrojtur vetëm Korenë e Jugut, por Tokën, më të bukurin planeti te lulëzuar në univers.

Si zgjidhje për çështjen bërthamore të Koresë së Veriut, ne propozojmë 10 artikujt, me 38 klauzolat e Deklaratës se Paqes dhe Ndalimit te Luftës, shpallur nga HWPL.

Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Restaurimi i Dritës (HWPL, mban status konsultativ me ECOSOC; Kryetari Man Hee Lee) ka kryer aktivitete paqeje anembanë globit duke tejkaluar kufirin e kombësive, etnive dhe feve.

Gjatë 25 raundeve të turneut të paqes në botë, delegacioni ynë u takua me krerët në detyrë të shteteve dhe politikanë, të cilët kane nënshkruar marrëveshje ku impenjohen te punojnë së bashku për arritjen e paqes botërore nëpërmjet ligjit ndërkombëtar dhe, po ashtu edhe me krerët fetarë te organizatave të ndryshme, të cilët gjithashtu kane nënshkruar marrëveshje për të bashkëpunuar për paqe.

Më 18 shtator 2014, HWPL priti Samitin e Aleancës Botërore të Besimeve Fetare (WARP) në Stadiumi Olimpik te Seulit ne Korenë e Jugut. Sytë e botës ishin në këtë Event historik dhe, liderët politikë që morën pjesë në atë Samit, premtuan për të punuar drejt një Instrumenti Ligjor Ndërkombëtar mbi ndërprerjen e luftës dhe arritjen Paqes.

Që atëherë, 18 shtatori është referuar si një Ditë e Shënuar për HWPL. Pastaj më 14 mars 2016, HWPL shpalli Deklaratën e Paqes dhe Ndalimin e Luftës (DPCW), e përbërë nga 10 artikuj dhe 38 klauzola, dhe DPCW është aktualisht në përgatitje për tiu dorëzuar OKB-në në formën e një projekt-rezolute.

Këto përpjekje janë kuptimplota në atë që po bëhet nga Organizata jo qeveritare për arritjen e paqes në nivel global.

Ne besojmë se kjo Deklarate e Paes dhe Ndalimin e Luftes (DPCW) mund të shërbejë për të zgjidhur çështjen bërthamore të Koresë së Veriut që po na kërcënon botën. DPCW synon të ndalojë veprimet e agresionit dhe përcakton që Shtetet të mos prodhojnë, asistojnë, të inkurajojnë ose të nxisin prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë, sidomos ato kimike, biologjike dhe armë bërthamore ose, armë që mund të shkaktojnë dhe përhapin vuajtje te panevojshme dhe ne tejkalim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Gjithashtu Deklarata DPCW u bën thirrje shteteve që të marrin masa për të çmontuar ose shkatërruar gradualisht armë të tilla dhe për të bashkëpunuar në çarmatimin global.

Shumë organizata rinore dhe te Gruas anembanë globit po grumbullojnë firma në mbështetje të Deklaratës “DPCW”, dhe presidentë shtetesh, politikanë, gazetarë dhe udhëheqës fetarë po demonstrojnë mbështetjen e tyre duke u bashkuar fushatën e nënshkrimit te peticionit.

Qytetarët koreanë jugore po marrin pjesë gjithashtu në fushatë, por ka akoma politikanë koreanë dhe qarqe fetare qe po qëndrojnë në anen e armeve.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë, politikanëve, shtypit, qarqeve fetare dhe te gjithëve që të njohin dhe përkrahin Deklaratën “DPCW” e cila mund të shërbejnë për të zgjidhur krizën aktuale.

HWPL po vazhdon përpjekjet e saj për të miratuar DPCW nga OKB në mënyrë që në fund të fundit, Bashkësia Ndërkombëtare të mbështeste dhe respektoje atë. Gjithashtu, HWPL po pret Samitin e WARP në Seul më 18 shtator të çdo viti, me mbi 200,000 pjesëmarrës duke përfshirë edhe kryetarët e tanishëm të shteteve, politikanët, udhëheqësit fetarë, gazetarët, ekspertët ligjorë dhe përfaqësuesit e organizatave rinore dhe te Gruas.

Ky vit shënon përkujtimin e 3-të vjetor te Samitit, ndaj duke pasur parasysh se kriza globale e paraqitur nga kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut, ne besojmë se Samiti po mbahet në në kohën e duhur dhe vendin e duhur ne te djathte te thelbit te krizës.

HWPL ka kuptuar atë që të gjithë kanë dëshiruar – paqen dhe ndërprerjen e luftës – duke shkuar përtej kombësive, feve dhe ideologjive. Megjithatë, një organizatë e quajtur Sistemi i Transmetimit të Krishterë (CBS) po shpif dhe pengon punën e paqes të HWPL me thashetheme. Veprime të tilla anti-paqësore do të kujtohen për turpin e tyre.

Me Gadishullin Korean në prag të luftës, është koha për të gjithë qytetarët te bëhen gati për paqe. Ne nxisim fuqishëm qeverinë koreane, shtypin, qarqet ligjore dhe fetare që të marrin pjesë në mënyrë aktive ne përpjekjet për të sjellë paqe jo vetëm në Gadishullin Korean, por në botë.

Për më tepër, ne i bëjmë thirrje qeverive qendrore dhe lokale, shtypit dhe të gjitha organizatave për të bashkëpunuar për një zhvillim të suksesshëm të Samitit te WARP, një event i Paqes që është më i rëndësishëm se kurrë.

Këto përpjekje do të kujtohen gjithmonë nga të gjithë.

Share: