Home KRYESORE Kushtetuta e re serbe, çfarë do të ndodhë me preambulën për Kosovën?

Kushtetuta e re serbe, çfarë do të ndodhë me preambulën për Kosovën?

Projekti për Kushtetutën e re të Serbisë pritet të përfundojë deri në fundin e vitit 2017.

Kur bëhet fjalë për preambulën e Kosovës, siç transmeton sot gazeta “blic” e Beogradit,askush zyrtarisht nga Serbia nuk ka kërkuar që preambula për Kosovën të fshihet nga Kushtetuta. Porse mesazhet kanë ardhur përmes kanaleve jozyrtare.

Sipas kësaj gazete, mu në kohën e njoftimeve për ndryshimin e Kushtetutës, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar dialog më të gjithanshëm si dhe miratimin e planit strategjik për Kosovën, përkatësisht që “Serbia t’i përcaktojë të drejtat dhe qëllimet e veta kur bëhet fjalë për krahinën, nevojat e serbëve që jetojnë në Kosovë por edhe të pranojë që për këtë të vendosin edhe shqiptarët e Kosovës”.

Kjo, thotë gazeta, në opinion ishte interpretuar si përgatitje për fshirje ose të paktën si ndryshim të preambulës të cilën gjë kryetari i shtetit dhe Qeveria nuk mund ta bëjnë pa shumicën e Kuvendit dhe pa shumicën që lidhur me ndryshimin do të deklarohej përmes referendumit.

Bisedimet me përfaqësuesit e partive politike, sektorin civil dhe bashkësitë fetare, sipas njoftimeve nga Beogradi, pritet të fillojnë gjatë këtij muaji, ndërsa disa parti opozitare tashmë kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në to./koha

Share: