Nga Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi
Ramush Haradinaj eshte per vizite zyrtare në Tiranë. Dhe është për të kjo vizita e parë që bën në postin e kryeministrit jashtë Kosovës. Për mua kjo është gjithashtu një ngjarje. Dy kryeministra që nuk kanë nevojë për përkthyes, flasin, bisedojnë dhe rekordojnë me njëri-tjetrin. Eshtë një zhvillim ky shumë pozitiv nga pikëpamja formale, sepse në atë qëi jepet publikut duket shija e një spekullimi, manipulimi dhe përpunimi të trurit të shqiptarëve në favor e pse jo në mbështetje të një qeverisjeje me shumë probleme, me shumë dështime. Ata rekorduan, por jo për projekte zhvillimi. Rekorduan për Vitin e Skënderbeut dhe Ditën e Flamurit!
Sapo jam kthyer nga Austria dhe një nga njerëzit prominentë të këtij vendi, me ndikim në Bruksel, më thotë: “Nuk e kuptoj pse Shqipëria është kaq prapa në integrimet europiane, kur Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar shumë”! I them se “Vijmë edhe ne drejt integrimit, por pak më me ngadalë”! Nuk doja që jashtë kufijve të vendit tim të fajësoj dikë, qofshin këta dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj situate, pra ata që na qeverisin keq.
Vizita e zotit Haradinaj u shfrytëzua mjeshtërisht për ta fsheh këtë qeverisje të mbrapshtë! Skënderbeu u bë përsëri simbol i keqqeverisjes. Megjithëse zoti Rama ia la këtë lojë manipuluese ta ekzekutojnë presidenti Meta dhe presidenti Thaçi, ata mblodhën grupet e punës për “Vitin e Skënderbeut”! Pastaj caktuan datën e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive në një ditë feste, më 28 nëntor. Diabolikët do të marrin daullet dhe do t’i krahasojnë këta të dy me Skënderbeun. Do t’i himnizojnë dhe mitizojnë dhe me këtë akt, politikanët tanë do ndjehen si në qiellin e shtatë! Entusiazëm, eufori, flamuj, protrete të Skënderbeut e të Ismail Qemalit, diku mundet që të shfaqen edhe portretet e diktatorit Hoxha. Kjo do të jetë panorama e atmosferës së brendshme.
Do “hedhim vallen në gojë të ujkut”, thjesht për të mos vënë re varfërinë, hajdutërinë, krimin, trafiqet, korrupsionin, por edhe lëvizjet mbas perdes për të krijuar atë që quhet “Jugosllavi e Re”. Duke mitizuar Skënderbeun, qeverisjet e sotma na e ngushtojnë më shumë lakun në fyt dhe e lirojnë atë, sa për të na lejuar të marrim pak frymë. Ndërsa oksigjenin na e japin me komandë, patriotizmin na e shesin me okë, mjafton që të mos kuptojmë se na mungon frymëmarrja, mjafton të bëhemi rob të ireales,
Jo për kompromis, por nuk dua që për këtë ta fajësoj kryeministrin e Kosovës, zotin Haradinaj. Ai kishte nevojë për ndihmën e zotit Rama dhe është i detyruar si malësor të jetë mirënjohës ndaj tij. Ky është një princip njerëzor i patjetërsueshëm, nëse kemi të bëjmë me njerëz. Por zoti Rama nuk mundi që të njëjtën gjë ta bënte me Isa Mustafën, i cili mund të kishte njëmijë gabime, ndërkohë që duhet vlerësuar për ruajtjen e integritetit të tij përballë kërcënimit të kryeministrit shqiptar me paternalizëm klasik!
Në mungesë të rezultateve në ekonomi, në infrstrukrurë, në rritjen e të ardhurave për qytetarët, në kryerjen e reformave aq të bujshme, zoti Rama ka zgjedhur të luajë me mjeshtri muzikën e mitizimit të figurave historike e patriotike shqiptarë dhe t’i keqpërdor ato në funksion të forcimit të pushtetit të tij. Në këtë skemë ai ka bërë llogari të qarta. Në Ballkan mitet janë modë e nacionalizmit dhe nacionalistëve. Njerëzit jetojnë ende me legjendat religjioze dhe heroizmat, të cilat janë të pakapshme për trurin njerëzor, siç i definon ato shkrimtari britanik, Robert Graves.
Studiuesit e shkencës së mitologjisë venë në dukje gjithashtu se mitet dhe mitizimi i historisë bëhet me qëllim homogjenizimin e kombit. Të njëjtën gjë synon zoti Rama me fushatën e shpalljes së vitit të Skënderbeut. Serbët prej dy shekujsh e kanë homogjenizuar kombin e tyre përmes miteve të krijuara, me qëllim sundimin e kombeve të tjera në rajon dhe fatkeqësisht asgjësimin fizik të shqiptarëve. Prandaj ata zgjodhën si model mitizimin e Betejës së Fushë-Kosovës të 28 qershorit 1389, ditë të cilën e shndërruan në festë fetare si dita e Shën Vidovdanit. Në këtë ditë janë kryer disa akte politike: U vra Fnaz Ferdinand ne Sarajevë (1914), u publikua letra e Informbyrosë, Stalinit (1948), u bënë mitingje me një milion pjesmarrës (1989), etj.
Ndërsa ne shqiptarët më së shumti i kemi përdorur heronjtë e vendit për të justifikuar keqqeverisjen. Diktatori komunist shpalli “Vitin e Skënderbeut” (1968), sepse dështoi me revolucionin kulturor btë tipit kinez të vitit 1966-1967 dhe i mëkoi shqiptarët me mitin e heroit kombëtar. Një dekadë më vonë, kur Shqipëria ishe izoluar tërësisht dhe kishte dështuar në politikat e tij zhvillimore, pra vitin 1968 e shpalli vitin e Lidhjes së Prizrenit (100 vjetori).
Tani është rikthyer miti i Skënderbeut si një model jo për të krijuar një momogjenitet kulturor, etnik, fetar, por për t’i bashkuar shqiptarët rreth një elite politike, që fatkeqësisht me shumë gjasa është e lidhur me krimin, trafiqet dhe oligarkinë, duke rrënuar kështu