Aktorja shume e njohur Hajrie Rondo ka ndërruar sot jetë rreth orës 16:00 në moshën 66 vjeçare në Himarë. Muaj më parë aktorja i ishte nënshtruar një operacioni në kokë. Më herët fitoi luftën e mundimshme me sëmundjen e kancerit.
Në daljen e fundit publike aktorja mori çmimin “Simbol i Qytetit” ndërsa preku zemrat e të gjithëve kur rrëfeu mes dhimbjes e forcës luftën me sëmundjen e mundimshme.
“I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, u shpreh aktorja duke u kthyer në simbol force e frymëzim për të gjithë. – “Shiheni jetën me ngjyra”, këto kanë qenë fjalët që aktorja u ka drejtuar të gjithëve gjatë ceremonisë veprim kurrajoz njerezor qe preku zemrat e te gjitheve.
Hajrie Rondo iku nga kjo jete si një aktore dhe njeri me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.