Nga Spartak Ngjela
Do t’i lejojë Uashingtoni këta të korruptuar, Ramën, Berishën dhe Bashën, që, për të bllokuar Reformën në Drejtësi, ta çojnë Shqipërinë në Lindje?
Absolutisht që jo.
l.
Edhe nëse kishte ndokush dyshim në bashkimin e këtyre të treve në një aleancë antireformë dhe antiamerikane të fshehtë, dje, gjatë votimit të Ruçit si Kryetar Kuvendi, rezultoi e provuara se tre vota në 80 votat e fituara, ishin hedhur nga deputetë të Partisë Demokratike.
Po pse kjo fshehtësi?
Në fakt kjo është pyetja që i hap rrugën logjikës së faktit aktual.
ll.
Në të vërtetë analiza e kësaj çështjeje është shumë më e thellë, sepse tre deputetë kapi arsyeja aritmetike, por kuptohet që janë edhe më shumë.
Bllofi i Metës që nuk votoi grupi i tij, i nxori zbuluar të dyja palët. Tani sigurisht që logjika racionale nxjerr arsyen e vet.
Megjithatë, unë i kam arsyetuar këta si të bashkuar kundër Reformës që në marrëveshjen Rama -Basha në muajin maj.
Por fakti i ri tani e provojë këtë.
Ne këtu do mjaftohemi vetëm me provën e re, atë që doli të shtunën që kaloi, dhe që na e provoi se Berisha dhe Rama janë bashkuar kundër Reformës.
Atëherë pse nuk e shpallin bashkimin dhe çfarë do të ndodhë më tej?
lll.
Kjo vjen se që të dy, edhe Berisha edhe Rama rrezikohen nga reforma antikorrupsion por sidomos Saliu nuk del dot hapur për këtë bashkim.
Rama dhe Basha tani mund të na thonë se janë bashkuar për shpejtimin e Reformës; por a i beson Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli?
Është një arsye e mbështetur mbi një gënjeshtër naive.
Prandaj kuptohet se
Nuk mund të kenë të ardhme me këtë rrugë.(Por, a e kuptojnë ata n’vetë?)
Derisa vodhën duhet të përgjigjen. Kështu siç janë nuk janë të besueshëm për politikën e madhe perëndimore në Ballkanin Perëndimor.
Duhet të largohen butë, sidomos Rama. Socialistët Duhet ta kenë të qartë se rruga antireformë do t’iu shkatërroi partinë, njëlloj siç shkatërroi Saliu PD- në për të shpëtuar veten.
Rruga aktuale ë Ramës është e njëjtë: pa krye dhe shkatërruese për PS- në. Nuk ka më forcë askush që të bllokojë sot Reformën në Drejtësi.
lV.
Deri tani dihej dhe ishte e qartë nga opinioni publik shqiptat vetëm për Berishën se ishte i kapur nga antikorrupsioni, por doli dhe Rama i zbuluar.
Atëhetë- çfarë duan të bëjnë?
Saliu është më i tërhequr se e di që nuk bën dot gjë, me përjashtim të “pranimit të fatit” që i vjen nga më i forti, i cili tani e ka mundur.
Saliun, në një vit betejë, e mundi Uashingtoni me ndërhyrjen politike vibrante të ndihmës sekretarit Brian Yee. Dhe dihet se fati i tij tani është procesi hetimor i drejtuar nga FBI
V.
Po Rama?
Me rastin e Ramës “nusja i doli shtatzënë” amerikanëve dhe europiano-perëndimorëve, dhe prandaj që edhe Rama nuk shpëton dot nga eliminimi i antikorrupsioni, se po rezulton i korruptuar.
Por Rama me mendjen fëminore që ka në politikë; mendon se, po të bashkohet me të mundurit e parë – Berishën dhe Bashën – mund të frenojnë Uashingtonin në pastrimin e të korruptuarve në Tiranë .
Veçse, brenda kësaj, a e keni parë si është fryrë në fytyrë Ramë ziu?
Se, ja dhe u bashkuan në përbetim të tre të korruptuarit, ku do të shkojnë, në Moskë?
Por, mu këtu vjen e shfaqet kërcënimi i rrezikut të madh për të tre.
Saliu ndërkohë e di që nuk mund ta ndërrmarrë këtë hap, prandaj ka lënë dy të vegjlit, Rama Basha, të shpallin luftën me pushkë druri kundër Amerikës.
Në fakt ky përbetim ashtu duket se është kundër politikës perëndimore, por në fakt, para së gjithash, ky është i gjithë kundër zhvillimit perëndimor shqiptar.
Pse, nuk e mori Enver Hoxha Shqipërinë dhe e plasi në Lindjen e Largët kur e kapi reforma antistaliniane për krimet makabre që kishte bërë në Shqipëri?
A nuk i rropati Hoxha shqiptarët me lëmoshat që i dha Pekini?
Ja, pikërisht kjo duket se është edhe rruga fëminore e Ramës, dhe historia Hoxha tani vjen e përsëritet sërish në Shqipëri; por me doza qesharake.
Mu këtu vjen e del kjo pyetje: a do ta lejojë Uashingtoni këtë lloj politike?
Absolutisht që jo.