Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela shprehet se frika e ka çuar Ramën në absurditet dhe se me një marrëveshje fantazmë do të bllokojë politikën amerikane dhe FBI- në ekzekutimin e ligjit antikorrupsion në Shqipëri. Përmes një statusi në ‘Faecbook’, Ai shkruan se Rama dhe Basha, vetëm se janë kapur nga FBI në korrupsion dhe vërtiten kot për të bllokuar Reformën në Drejtësi.
Statusi i avokat Ngjelës
Frika e Ramës, dhe një marrëveshje absurde. Frika gjithmon të çon në absurditet.
Vetëm një gënjeshtar mediokër si Rama, që nuk e njeh politikën mendon se me një marrëveshje fantazëm njerëzish që nuk dinë se ku janë, do të bllokojë politikën amerikane dhe FBI- në në ekzekutimin antikorrupsion në Shqipëri.
l.
As që e kupton dot fare Ramë ziu se ka një kushtetutë sot në Shqipëri që e lejon filtrimin ndërkombëtar antikorrupsion kundrejt liderëve shqiptarë të korruptuar.
Është për të qeshur: dy njërëz krejt pa asnjë qartësi në intelekt, Rama dhe Basha, vetëm se janë kapur nga FBI në korrupsion, vërtiten kotësisht për të bllokuar Reformën në Drejtësi.
Dhe Rama dje, për këtë arsye, u kërkoi deputetëve të kuvendit që këta të votojnë vullnetin Rama, dhe jo kërkesën amerikane për ligjet antikorrupsion.
Kurse Saliu i trembur për vdekje nga ato që i ekspozoi Brian Yee, ka ulur kokën dhe pret kot që ta shpëtojë Rama me budallallëqet e tij.
ll.
Tani frikën e Ramës e pamë hapur. Ky, nën efektin e saj, i detyroi deputetët të përbetohen që këta të mos votojnë në Parlament atë që nuk do Rama dhe Basha, sigurisht dhe Saliu.
Po çfarë janë këto kërkesa absurde?
Sigurisht që këta kanë mendimin të bllokojnë ligjet antikorrupsion në vazhdim.
Janë injorantë: pse, forcën e politikës amerikane do të përballojnë këta me një marrëveshje fantazëm, në një kohë që ata që e firmosën nuk e kuptuan fare përse duhej!
E di Rama që vullneti i pacënuar i deputetit mbrohet me kushtetutë?
Asgjë nuk arrin dot.
Por më qesharake ndërkohë është vërtitja si fëndyell e Ramës, sa te Bleri te Erdogani e në lloj-lloj njerëzish të tjerë pa peshë, për të shmangur provat që janë gjetur për korrupsionin e tij?
Po pse Bleri do ta frenojë FBI-në që të shpallë yneret korruptive të Ramës! Mendim infantil.
Kurse Erdoganit sigurisht i premton osmanizimin e shqiptarëve: domethënë antiamerikanizmin. Hajde mendje, Hajde!
E di Ramë Ziu që FBI po heton për Presidentin Amerikan, dhe Ramën e ka një grimcë pluhuri; apo i di përralla këto që dëgjon, si përrallat e tij kur gënjente Nanon dhe Metën?
lll.
Asgjë nuk bëjnë dot, këta duhet të dorëzohen sa më shpejt, sepse e kanë në favor të jetës së tyre biologjike, se jetën politike e kanë mbyllur dhe jo për faj të shqiptarëve.
I vodhën shqiptarët dhe tani duhet të paguajnë dëmin e madh që iu kanë shkatuar. Dhe nuk është dëm i vogël.
Sot shqiptarët vetëm e marrin me mend dëmin që iu ka shkaktuar korrupsioni në 20 vjet, por kur ta dëgjojnë “veprën” e qeveritarëve të tyre, nuk dihet se çfarë do të ndodhë më revoltimin e madh shqiptar.