Video që shihni më poshtë tregon një fëmijë të mitur që qan dhe lutet tek policia për të mos shoqëruar nënën e tij.
Ngjarja ka ndodhur sot në Shkozë, ku banorët po protestonin pasi pronat e tyre preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës.
Siç shihet nga pamjet, fëmija është në një gjendje të traumatizuar.
Banorët kanë kërkuar prezencën e kryebashkiakut Veliaj dhe deputetes Elona Gjebrea, si dhe të kryetarit të PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri.
Ata pretendojnë se u është thënë gjatë fushatës se prona e tyre do të dëmshpërblehej me anë të një VKM-jë të posaçme. Shihni pamjet./LAPSI.AL/