Kthjellimet dominojnë kushtet e motit në të gjithë vendin deri në mesditë kur në zonat veriore do të shfaqen vranësira kalimtare.
Pasditja do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Veri dhe Qendër ndërsa mot kryesisht të kthjellët do të ketë në zonat Jugore të vendit.
Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë fuqizim të vranësirave si dhe shirat prekin zonat veriperëndimore të territorit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore.
Sipas MeteoAlb, rra do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.