Home KRYESORE Peleshi paraqet ndryshime e ministrive, kjo është lista e 104 agjencive të...

Peleshi paraqet ndryshime e ministrive, kjo është lista e 104 agjencive të reja

Grupi i punës i kryesuar nga Niko Peleshi i ka paraqitur kryeministrit listën e plotë të agjencive dhe institucioneve që propozohen të mbeten pas shkurtimit të 40 prej tyre. Nga 141 agjenci dhe institucione, do të mbeten 104.

Lista e plotë që është propozuar me institucionet e reja, sipas secilës ministri, pa bërë ende bashkimin apo shkrirjen e disa ministrive nga kreu i qeverisë, është publikuar nga Gazeta “Panorama”.

Agjencia e Titujve të Pronave do të jetë nën varësinë e kryeministrit, agjenci e cila pritet t’i bashkëngjitet dhe ALUIZNI dhe Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Nga 28 agjenci dhe institucione që kishte në varësi kryeministri, 7 prej tyre janë shkrirë, ose bashkuar me të tjera, duke propozuar 21.

Kryeministri

(Nga 28 agjenci/institucione që ka aktualisht propozohet të ketë 21)

Agjencia e Prokurimit Publik

Shkolla e Administratës Publike

Akademia e Shkencave

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar

Departamenti i Administratës Publike

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit

INSTAT

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Komiteti Shtetëror i Minoriteteve Komisioni i Prokurimit Publik

Inspektorati Qendror

Komiteti Shtetëror i Kulteve Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Ujit

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare

Agjencia Telegrafike Shqiptare

Agjencia e Titujve të Pronësisë

Ministria e Drejtësisë (Nga 13 institucione/agjenci propozohen 12)

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës

Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit

Qendra e Botimeve Zyrtare

Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike

Instituti i Mjekësisë Ligjore

Avokatura e Përgjithshme e Shtetit

Komiteti Shtetëror i Birësimeve

Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

Ministria e Financave (Nga 11 institucione/agjenci, propozohen 8)

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit

Drejtoritë e Thesarit (36 degë)

Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës së Akredituar nga BE

Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit

Ministria e Shëndetësisë

(Propozohen 8 institucione, 11 drejtori spitalore rajonale, 24 drejtori spitalore bashkiake dhe 4 agjenci rajonale të sistemit shëndetësor)

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Shëndetësi Agjenci të Sistemit Shëndetësor Rajonal (4 agjenci)

Instituti i Shërbimit Publik

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Spitali Universitar i Traumës

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore

FSDKSH

Ministria e Brendshme (Nga 10 institucione/agjenci, propozohen 6)

Policia e Shtetit Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat

Prefekturat

Agjencia e Mbrojtjes Civile

Qendra e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit

Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues Ministria e Mirëqenies Sociale (Janë 8 agjenci, propozohen 8)

Shërbimi Kombëtar i Punësimit Shërbimi Social Shtetëror (4)

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Agjencia e Integrimit të ish-të përndjekurve

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve Shërbimi Kombëtar për Rininë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Ministria e Arsimit

(Propozohen 8 institucione/agjenci dhe 4 Drejtori të Sigurisë së Cilësisë së Arsimit Parauniversitar)

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar

Drejtoria e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar

Qendra e Shërbimeve Arsimore

Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë/sot Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Klubi sportiv “Studenti”

Klubi shumësportësh “Partizani”

Federatat e sportit Komiteti Olimpik Shqiptar

Ministria e Energjisë (Janë aktualisht 8 agjenci/institucione, propozohen 7) Shërbimi Gjeologjik Shqiptar

Reparti Inspektim-Shpëtim Miniera

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

Agjencia për Efiçencën e Energjisë

Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Ministria e Transporteve

(Propozohen 8 agjenci/institucione.  Shtohet IMKT nëse zhvillimi i territorit i kalon kësaj ministrie)

Autoriteti Rrugor Shqiptar

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime

Organi Kombëtar i Investigimit të aksidenteve/ Incidenteve ajrore

Instituti i Transportit Drejtoria e Përgjithshme Detare

Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor

Autoriteti i Aviacionit Civil

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Ministria e Ekonomisë

(Aktualisht ka 10 agjenci/institucione, propozohen 5)

Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT)

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit dhe Standardizimit

Qendra Kombëtare e Biznesit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

Ministria e Zhvillimit Urban

(Janë aktualisht 6 agjenci/institucione, propozohen 4)

Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit (AQTN)

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT)

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT)

Ministria e Mjedisit (Aktualisht janë 23 agjenci, propozohen 2)

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Zonave të Mbrojtura dhe Agjencia e Bregdetit (4 sipas rajoneve)

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Ujërave

Ministria e Bujqësisë

(Propozohen 8 agjenci/institucione dhe shkrihen drejtoritë rajonale. Rekomandohet krijimi i një Bordi të Posaçëm pranë Kryeministrit)

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimi Rural

Instituti i Kërkimit të Teknologjive

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU)

Agjencia e Peshkimit dhe Akuakulturës AZHBR Drejtoritë rajonale të Ujitjes dhe Kullimit (në 4 rajone)

Share: