Home KRYESORE Për zotin Bylykbashin e të tjerë… Nga Ylli Dylgjeri

Për zotin Bylykbashin e të tjerë… Nga Ylli Dylgjeri

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, ndër të tjera,  në fjalën e tij në Kuvend tha ” nëse ndonjë nga ministrat e Rajhut do të ishte emëruar në krye të parlamentit gjerman, ky veprim do të kishte tronditur të gjithë vendin”.

Le të ndalemi e të debatojmë sa qëndron ky krahasim?

Si qëndron e vërteta e drejtuesve të Rajhut gjerman? A çalon ky krahasim me zotin Ruçi?

A mund të krahasohen Ministrat e Rajhut me periudhën kur Ministri Ruçi drejtoi Ministrinë e Brendëshme Shqiptare?

A ka shëmbuj të ngjashëm në histori dhe si i ka trajtuar ato bota demokratike? etj.

Arsyeja pse po hedh këto rradhë qëndron thellësisht tek e vërteta, duke dashur njëherësh të qetësoj sa mundet edhe shpirtërat e tronditur, opinionin, por dhe deputetin Bylykbashi e të tjerë se e vërteta qëndron krejt ndryshe. Krahasimi është jo vetëm i tepruar si krahasim por dhe qesharak. Edhe gjykata e kohës e shpalli të pafajshëm Ruçin.

Me Ruçin njihem herët, e kam pasur për pak kohë edhe shef në PS, por kjo nuk më pengon të shkruaj për ca të vërteta. Ruçi më mirë se çdo gjë në PS njeh shefin e rradhës dhe gjuhën e Tij.

Lidhur me historitë e ish Ministrave të Rajhut tashmë ato dihen, dhe janë të dokumentuara. Gjygji i Nurembergut dha vendimet kapitale për to, si kriminelë lufte, gjenocidistë e bashkëpuntorë të Adolf Hitlerit. Këto faktet, të Gjermanisë së Re janë sot në duart e lexuesit, të shkruara në dhjetra librat e revista, mikrofilma e filma. Ndër këto libra, do të veçoja një prej tyre.

Ai titullohet: “Spiuni i Shekullit” me autor E.H.Cookridge. Ky libër është vlerësuar si nga më të mirët e spiunazhit në të gjitha kohërat. Libri flet për jetën e një prej figurave kryesore të shërbimit inteligjent gjerman të kohës së sundimit hitlerian. Emri i tij quhet Reinhard Gehlenit. Është ky personazh që krijoi e drejtoi shërbimin inteligjent para dhe gjatë luftës së dytë botërore, e pas këtij konfliktit u muar në mbrojtje nga shefat e shërbimit sekret të ushtrisë amerikane.

Ishte Alen Dalles Ai që morri në duar organizatën “Gehlen” të sapo krijuar, ishte po Ai që u dha Gehlenit mjete të bollshme financiare që ngritën në këmbë makinën më të madhe të spiunazhit në Evropën Perëndimore, dhe së fundi e bëri sërisht shef të Shërbimit informativ të Gjermanisë Federale, një organizatë që do të furnizonte për shumë vjet ( 70% të informacionit) komisionin ushtarak të NATO-s dhe grupit të Tij të përhershëm. Shkrimtari amerikan Endrju Talli e përcaktoi thjesht si nazist i CIA-s, ndërsa shkrimtarët francezë Omer Nevë dhe Zherard Santos nënvizoni se ” Gehleni ishte nga ato figura të rralla ndër gjeneralët gjerman që i kishte qëndruar plotësisht besnik Hitlerit deri në kapitullim dhe që Ai ishte një hitlerian i mirë”

Së fundi, ky Autoritet i Rahjut, e drejtoi shërbimin inteligjent gjerman deri në vitin 1969 kohë edhe kur doli në pension pas anatemimit nga gjeneralët amerikan të kohës si “plaçkë e vjetër”.
Në kohën që jetojmë, dhe me amerikanët që bashkëpunojmë nuk kemi dëgjuar komente  për zotin Ruçi, biles as ato vetë nuk duan të dëgjojnë komente. Heqja e kufjeve në Kuvend nga Ambasadori amerikan Lu mund të jetë një argument.

Urime zoti Ruçi.

Share: