Home KRYESORE Audio e përplasjes në PD/ Imami sfidon hapur Bashën, i kujton provën...

Audio e përplasjes në PD/ Imami sfidon hapur Bashën, i kujton provën finale:

Grupi i kundërshtarëve të liderit të PD-së, Lulzim Basha, nuk i kanë kursyer kritikat në mbledhjen e parë të kryesisë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, zhvilluar dje mes debatesh te forta dhe tensionesh.

Kritikët i kërkuan Bashës pranimin e fraksionit në PD dhe ndryshime statusore që të mundësojnë rritjen e kontrollit të strukturave ndaj kryetarit të partisë.

“Panorama” shkruan se kritik me Bashën kanë qenë edhe ish-ministri Arben Imami, i cili e ka sfiduar hapur Bashen, duke i kujtuar proven finale te 2019, e nese e humbet duhet te ike vete.

Bashkengjitur mund te degjoni edhe audion e debatit, publikuar nga Syri.net.

Arben Imami: Unë kam ndjekur me vëmendje të gjitha reagimet tuaja publike dhe ajo që nuk kam kuptuar është se përse thoni pas zgjedhjeve dhe pas asaj humbjeje katastrofale që do të bashkoni PD-në? Përse nuk e bëtë ju këtë bashkim 6 muaj përpara se PD të hynte në zgjedhje dhe të merrte atë humbje?

Por jo. Ju morët tjetër vendim, madje e morët personalisht si askush tjetër më parë. E morët i vetëm. Tani do të ndërmerret një proces analize. Për çfarë do të shërbejë kjo analizë? Analizën e këtyre zgjedhjeve juve jua kanë bërë të gjithë.

Duke nisur nga njerëzit më të thjeshtë, militantët, deputetët dhe së fundmi jua bëri edhe vetë Berisha. Nuk besoj se edhe ju vetë nuk e kuptuat atë që Berisha tha në lidhje me zgjedhjet e fundit. E vërteta është që unë jam treguar më luajal se me Berishën në marrëdhënien me ty.

Ndaj edhe po ta them hapur që analiza nuk të shpëton nga përgjegjësitë që ke për atë që i ke bërë kësaj partisë. Ke pasur shumë mundësi në krye të kësaj partie. Ndoshta më shumë se të gjithë. Ndaj në gjykimin tim, prova jote finale janë zgjedhjet e vitit 2019. Nëse i humb edhe ato, nuk duhet të presësh gjykimin tonë, por të largohesh vetë.

Share: