Home KRYESORE Perqasje.com direkt nga Seuli raporton iniciativa per Paqen kundër Luftës

Perqasje.com direkt nga Seuli raporton iniciativa per Paqen kundër Luftës

Gazetari Artur Nura tashme raporton nga Seuli ne Korenë e Jugut ne nje konference per Paqen pikërisht vetëm disa kilometra larg nga Korea e Veriut e cila mund te shtyje boten drejt një lufte dimensionet e se cilës askush nuk mund ti parashikoj, vetëm te thotë qe do jene shkatërruese per globin mbare.

Organizata e Kultura e Paqes botërore dhe restaurimit te Drites organizon ne data 17, 18, 19 shtator ne Seul konferencën e trete mbi mënyrat e realizimit te Paqes ne mbare boten duke u mbështetur te amendimet e caktuara te normave ne Organizatën e Kombeve te Bashkuara.

Kjo organizata ka status Konsultativ ne OKB si si shtetet anetare, por pa te drejte vote ajo mund te propozoje iniciativa te caktura ne sherbim te Paqes ne mbare Boten dhe nje rruge te tille te veshtire e ka nisur prej kohesh.

Perqasje.com po e ndjek nga afër përvjetorin e trete te kësaj konference ndërkombëtare me pjesëmarrëses nga shumica e vendeve te Botes ne Seul dhe, sot ajo u hap me një konference shtypi te dy liderëve te saj, Man Hee Lee dhe Nam Hee Kim përballe mbi 100 gazetareve nga e gjithë bota te cilët kane ardhur ne Seul, Korea e Jugut.

Ndërsa ISIS dhe organizata te tjera terroriste po përdorin fenë si arme qe merr jete, Kultura e Paqes Botërore dhe e Restaurimit te Drites ka ftuar liderë te ndryshëm fetare nga e gjithë Bota te shkëmbejne opinione, ekspertize dhe propozojnë zgjidhje te Paqes kundër Luftës dhe dhunës se terrorit nga organizata dhe shtete.

Perqasje.com do te mbuloje këtë konference ndërkombëtare nga Seuli ku janë pjesëmarrës nga Shqipëria, Kryegjyshi Boteror i Bektashizmit, Baba Edmond Brahimaj, aktivistja e njohur Sevim Arbana dhe gazetaret Juliana Golloshi dhe Artur Nura…

 

 

 

Share: