Fushata elektorale ka mbaruar. Të dyja partitë janë në opozitë. Prandaj duket se ka nisur një stinë e re marrëdhëniesh PD-LSI. Këtë e dëshmojnë edhe këto foto të shkrepura sot në Kuvend gjatë seancës plenare.
Siç shihet, Lulzim Basha takohet përzemërsisht me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi e më pas me kreun e grupit Petrit Vasili.
Gjatë fushatës së qershorit, Basha mbajti një retorikë të ashpër kundër LSI-së, të cilës i referohej si ‘Sh.P.K-ja e Ilir Metës” apo ‘partia ndërmarrje’, që do të merrte fund më 21 qershor.
Por sot situata është krejt ndryshe. Mbase Basha sheh aleancën me LSI-në si të vetmen mundësi që PD-ja të vijë sërish në pushtet./lapsi.al