Home KRYESORE A po kerkon Edi Rama 84 vota ne Kuvend?

A po kerkon Edi Rama 84 vota ne Kuvend?

Në komentin e saj të parë, pas votimit tashmë të përfolur, për spikerin e ardhshëm të Kuvendit, zotin Ruçi, kryetarja e Lsi, Kryemadhi, zbuloi një të fshehtë.

Ajo kishte informacion që Rama, kishte pikësynim që të kapërcente numurin 78 të votave që ai kontrollon në Kuvend. Madje info të tjera thonë se ai, kërkontë të mbrrinte në nr 84, që është edhe pikësynimi i tij i ardhshëm.

Kryemadhi, pamvarsisht faktit nëse kishte ose jo besim te ky votim i fshehtë dhe rrezikut të ndonjë rrjedhjeje nga Grupi i saj Parlamentar, donte të shmangëte akuzat që do të mund të merrte Lsi, që kishte trafikuar vota, nëse do të kapërcehej nr 78.

Informacioni që dispononte Kryemadhi u vërtetua, ndërkohë që vendimi i saj politik, për ta mbajtur jashtë votimit Lsi, doli i efektshëm, duke e mbrojtur nga çdo akuzë dhe nga çdo insinuatë.

Thuhet se Rama, e ka pritur shumë keq këtë vendim politik të Kryemadhit, sepse votat e siguruara në Pd, ndoshta kishte plan tja faturonte Lsi-së, për të fshehur blerjet e bëra në Pd. /360grade.al/

 

Share: