Kursi i përplasjeve mes Tiranës dhe Athinës i është përcjellë zyrtarisht BE-së si një çështje që karakterizon axhendën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen edhe me problemet me Maqedoninë apo Turqinë.
Politika greke është në sinkron dhe ka shprehur publikisht qëndrimet mbi pasojat e perspektivës europiane të Shqipërisë për shkak të problemeve me mosrespektimin e të drejtave të minoritetit grek.
Mesazhet kanë qenë të qarta dhe janë përforcuar pas tensioneve më të fundit në Himarë ku Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi mes kundërshtive të një grupi banorësh për planin e ri urbanistik. Dy ditë më parë ishte Presidenti grek Pavlopulos që në darkën me Presidentin francez Emanuel Macron lëshoi një mesazh të qartë për Tiranën dhe Shkupin se me qëndrimet irredentiste dhe shkeljen e të drejtave të minoritetit dëmtojnë rrugën e tyre europiane.
Minoriteti grek, por jo vetem ne Himare ka me shume se nje vit qe proteston kunder projekteve urbanistike te qeverise Rama qe nuk ka marre parasysh kerkesat e tyre per dhenien e certifikatave te pronesise para se te ndertoje dhe kryej punime. Prona vecanerisht ne Himare eshte e paqarte ne konceptin ligjor dhe politik