Pasuritë e sekuestruara për shkak të burimit të tyre kriminal, do të përdoren për ti shkuar në ndihmë OJF-ve për projekte sociale. Drejtori i Agjencisë së Administrmit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Artur Kala, tha për Ora News se projekti synon ripërdorimin efektiv të këtyre pronave, pasi disa prej tyre edhe pse janë nxjerrë në shitje, nuk kanë pasur blerës.
Pronat dhe asetet kriminale të konfiskuara apo sekuestruara në bazë të ligjit antimafia do të vendosen në dispozicion të OJF-ve të angazhuara në çështjet sociale.
Një projekt i Bashkimit Europian në bashkëshpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara synon vënien në eficensë të këtyre pronave për projekte në shërbim të komunitetit të viktimave të trafikut, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës në familje, etj.
Drejtori i Agjensisë së Pronave te Sekuestruara dhe Konfiskuara, Artur Kala, thotë për Ora News se kjo praktikë aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe aktualisht janë vëne ne dispozicion tre prona të konfiksuara me vendim gjykate, ndërsa në vijim pritet te vazhdojë me të tjera objekte.
Kala: Ky projekt është ndër projektet më të rëndësishme, ësktë i pari dhe në Ballkan me fonde të BE-së dhe ne si Agjensi jemi përkrah Partners Albania që ta çojmë këtë projekt deri në fund. Janë tre pasuri që nga njësitë tregtare: ndërtesë në Lushnje, njësi tregtare në Fier dhe një objekt banimi në Sarandë që janë vënë në dispozicion të këtij projekti.
Kala thotë se Agjensia ka në administrim aktualisht 107 prona të sekuestruara dhe 53 të konfiksuara, të cilat janë kryesisht njësi tregtare banesa apo dhe toka bujqësore.
Përpjekjet për shitjen e tetë prej këtyre aseteve me vlerë 2.7 milionë euro kanë qenë të kota dhe kjo sipas tij ka një shpjegim për faktin se blerësit e mundshëm hezitojnë.
Kala: Përgjithësisht meqë këto pasuri vinë nga krimi i organizuar dhe interesi është i ulët për ti blerë këto prona. Ne kemi zgjedhur që këto prona ti ripërdorim duke i vënë në dispozicion të OJF-ve duke ngritur qendra në zbatim dhe të ligjit antimafia, qendra për trajtimin e viktimave të trafikimit.
Projekti që synon ripërdorimin e këtyre pronave financohet nga Bashkimi Europian, me një fond prej 350 mijë eurosh.
OJF-të do të përzgjidhen përmes një procesi të hapur aplikimi, për të zbatuar projektet e tyre sociale në prona të konfiskuara me një kohëzgjatje 5 vjeçare me të drejtë riaplikimi.