Home KRYESORE Protestojnë familjarët e të miturit me aftësi të kufizuara: Do bllokojmë hyrjen...

Protestojnë familjarët e të miturit me aftësi të kufizuara: Do bllokojmë hyrjen e shkollës

“Eja nesër edhe ti të kërkojmë zbatimin e ligjeve të Ministrisë së Arsimit për fëmijët me aftësi të kufizuara”, kështu i ftojnë qytetarët, familjarët e një të mituri me aftësi të kufizuara që të marrin pjesë në protesten e nesërme në Prezë.

Pas kërkesave të njëpasnjëshme në institucionet përkatëse për te zgjidhur problemin e arsimimit të dhjetë vjeçarit, ata e shohin protesten si rrugën e vetme për ta zgjidhur këtë çështje.

Të afërmit tregojnë për 360grade.al se: “Djali është në klasën e tretë, ai nuk flet dhe është tepër hiperaktiv. Paaftësia dhe pakujdesia ndaj tij po bën që ai nuk po merr arsimin e duhur, si edhe po bëhet pengesë për fëmijët e tjerë të klasës.

Plot 3 vite janë bërë me qindra kërkesa në Ministrinë e Arsimit, por nuk kemi marrë kurrë një pergjigje, prandaj nesër ne do të protestojmë duke bllokuar hyrjen e shkollës në orën 9:00.”

Rasti i të miturit nga Preza është bërë publik edhe në disa televizone shqiptare, por ende nuk është arritur që atij ti mundësohen kushtet për t’u arsimuar.

“Vitin shkollor që kaloi e kishim rregjistruar në klasën e dytë, mirëpo mësuesja e lintë gjithmonë në bangën e fundit, dhe i jepte lodra për të luajtur, është bërë edhe pengesë për moshatarët”, shkruajnë të afërmit për 360grade.al

Kjo protestë nuk është vetëm për dhjetë vjeçarin nga Preza, por për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara në Shqipëri./360grade.al

Share: