Home KRYESORE Rama për mbulimin e ‘Skëndërbeut’: Ata që dolën në ekrane nuk maten...

Rama për mbulimin e ‘Skëndërbeut’: Ata që dolën në ekrane nuk maten as me zgjatimin e…

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Edi Rama reagoi edhe ndaj deklaratave për mbulimin e statujës së ‘Skënderbeut’, ditën e faljes së Kurban Bajramit.

“Nuk po flas për Shqipëri të madhe por një popull të vetëm shqiptar, i cili sot ka dy shtete por është ende larg së qëni i lidhur dhe kompakt në qëllime të mëdha siç janë plot kombe të tjera.

Madje dhe vetë gjuha e unifikuar shqipe është e kërcënuar. Ca nga shkolla që e humbi vlerën e saj, ca nga tranzicioni. Dolën në ekrane dhe portale njerëz që nuk mund të maten as në zgajtimin e fundbarkut të Gjergjit mbinë nga barku për ti bërë karshillëk historisë së fëmijëve tanë.

Aq qesharak në marrëzinë e vet, ai episod kërkon analizë, reflektim. Aspak për tu marrë me perden që nuk e mbuloi monumentin”, tha Rama./360grade.al

Share: