Home KRYESORE Romeo Gurakuqi: Sot ne perkrahje ne Shoqates se te Persekutuarve Politike: ora...

Romeo Gurakuqi: Sot ne perkrahje ne Shoqates se te Persekutuarve Politike: ora 18.00:

Per vemendjen e te gjithe atyre qe ne vitin 1991 enderruan nje vend si gjithe Europa, te dekomunistizuar, te lire dhe pa drejtimin e “cigareve” te vjetra te diktatures;

Per vemendjen e atyre dhjetra vajzave dhe djemve te Shkodres, qe me qendruan prane gjate fushates elektorale, me vullnet te lire, ne ditet e shpreses se nje permbysjeje te regjimit neokomunist, per nje Shqiperi ndryshe, ne nderim te kujtimit te mijera bashkeqytetareve tane qe luftuan per permbysjen e diktatures se skuadrave te ish Sigurimit te Shtetit;

Per vemendjen e te gjithe atyre qe me 14 janar 1990 dhe 1, 2 dhe 3 prill 1991 u gjenden te bashkuar, ne rreshtat e perballjes me Organet e Specializuara te MPB qe po terrorizonin Shkodren:

Sot ne perkrahje ne Shoqates se te Persekutuarve Politike: ora 18.00. Tirane

I mbetem qendrimit per ndermarrjen e nje nisme ligjore, per pastrimin e institucionit me te larte sovran dhe gjithe drejtimit politik te vendit, nga tentakulat e ish oficereve te organeve te diktatures, nga te gjithe ata qe sherbyen si garda te udheheqjes se Byrose Politike dhe nga te gjithe ata qe kane kryer udhetime te porositura spiunazhi, per llogari te Ish Sigurimit, ish MPB dhe Byrose Politike te PPSh.

Nje kerkese e posacme duhet t’i behet Autoritetit te Hapjes se Dosjeve te ish Sigurimit te Shtetit, per verifikimin me themel dhe gjeresi, te personazheve qe kerkojne me drejtue sot shqiptaret: a mund te aksesohen dosjet e viteve 1972- 1989?

Po urdherat e komandes mes MPB dhe Deges se Puneve te Brendshme Shkoder, me 1, 2 dhe 3 prill 1991, cili komision i paanshem shteteror mund t’i verifikoje?!

Share: