Dhjetëra banorë të Rrogozhinës janë mbledhur në protestë para bashkisë së qytetit mëngjesin e sotëm. Ata kundërshtojnë projektin e landfillit që do të ndërtohet pranë Gosës.
Kësaj proteste kundër ndërtimit të landfillit i është bashkuar edhe Jamarbër Malltezi.
Teksa protestojnë para bashkisë së Rrogozhinës, banorët kërkojnë takim me kryetarin e këtij institucioni në mënyrë që t’i shprehin shqetësimet dhe pretendimet e tyre.360grade.al/