Shkëlzen Berisha ka kallëzuar penalisht ish-juristin e CEZ Romeo Karajn, për shkak se ky i fundit e ka quajtur sekser të privatizimit të kompanisë OSSH te CEZ-i i çekëve.
Akuza penale ndaj ish-juristit të CEZ është “për shpifje”, e kryer në publik.
Në një status në facebook, Shkëlzen Berisha sqaron se procesi i ri do të jetë njëlloj me të parin dhe do i japë dënimin ligjor shpifësit, të cilin ai e quan “urithin e Ramës”.
Ai ka ridepozituar të njëjtën padi, në ngarkim të Romeo Karaj, dhe me të njëjtat argumenta si në rastin e parë.
Në seancën e parë, gjyqtari nuk është ndaluar në shqyrtimin e çështjes në themel, por ka marrë një vendim të nxituar vetëm duke u mjaftuar me faktin se avokati i palës i juristit Shkëlzen Berisha është paraqitur me 20 minuta vonesë dhe kjo për arsye se ai është njoftuar verbalisht për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore.
Statusi i Shkëlzen Berishës:
“Avokati me te cilin perfaqesohem ne gjyqin me urithin e Rames per shkak te nje keqkuptimi te lindur nga njoftimi verbal eshte paraqitur ne seancen e sotme 20 min me vonese. Per kete aresye gjykatesi e ka pare te udhes te mbylle çeshtjen pa u futur aspak ne themelin e saj.
Urithi i Rames shpreson se do shpetoje nga pergjegjesia penale me procedure, por po sot eshte depozituar padia e re, per te njejten shpifje, per te njejten veper penale, me te njejtat argumenta. Procesi i ri do jete njelloj me te parin dhe do i jape denimin ligjor shpifesit te cilin nuk ka procedure qe mund ta shpetoje.”