Home KRYESORE Shkrimtarja Açka: Dje u bë kurban një grua, sot Skënderbeu, nesër…

Shkrimtarja Açka: Dje u bë kurban një grua, sot Skënderbeu, nesër…

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka reaguar për mbulimin e bustit të Skënderbeut në qendër të Tiranës, gjatë ceremonisë së festës së Kurban Bajramit.

Shtatorja e heroit kombëtar u mbulua nga organizatorët e festës me ekrane që transmetonin video gjatë ceremonisë. Pas përfundimit të faljes ekranet dhe mbulesa që u përdoren u hoqën.

Shkrimtarja e njohur deklaron se sot u bë kurban heroi kombëtar i shqiptarëve.

“Në Europë duket se po e çojnë Skënderbeun, thotë kjo e shkruara e makinës këtu. Kurban atëherë u bë për Europën, kurban edhe sot për hipokritët që nuk u ngopën. Dje kurban një grua, sot Skënderbeu, nesër Atdheu…”,- shprehet Flutura Açka.

Share: