Home KRYESORE Skandali/ Rama i paguan ekspozitat jashtë me paratë e shqiptarëve

Skandali/ Rama i paguan ekspozitat jashtë me paratë e shqiptarëve

Prej kohësh në Shqipëri po zhvillohet një debat: Si u bë Edi Rama, një piktor me famë ndërkombëtare, që ekspozon në New York, Paris dhe bienalen e Venecias, vetëm pas fitoi pushtetin politik si kryeministër. Në princip duhet të ishte e kundërta, “hallet” e shtetit, duhet t’ia tkurnin inspirimin, duhet t’i zvogëlonin kohën e krijimtarisë, shkurt, politikani i angazhuar duhet ta kishte zbehur artistin.

Por me Ramën po ndodh e kundërta. Sapo u bë kryeministër ai po fiton famë edhe si piktor.

Një pjesë të këtij paradoksi absurd ka tentuar t’a shpjegojë një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ngre dyshimin e fortë se piktori Edi ka arritur të ekspozojë në Venecia, pasi kryeministri Rama ka financuar në mënyrë okulte, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, bienalen e këtij viti, ku ai ka një pavion të veçantë (shiko shkrimin e dyte poshte).

Sipas raportit të KLSH ministria e ekonomisë, atë kohë e drejtuar nga Milva Ekonomi që e konsideronte piktorin Rama si brandi-n e Shqipërisë në botë, kishte planifikuar reth 500 mijë euro për të promovuar vendin tonë gjatë europinait të Francës.

Por, për arsye burokratike dhe për paaftësi të administratës shqiptare ky promovim nuk u bë dot i mundur. KLSH ka arritur të sigurojë të gjithë korespondencën me kompanitë e marketingut që pamundësuan shfaqen e këtij publiciteti.

Por ajo ka vërejtur edhe një fakt tjetër. Që ky fond u çua në një drejtim tjetër. Ai u shpenzua nga qeveria shqiptare për të paguar Fondacionin e Bienales së Venecias. Pra pikërisht këtë aktivitet kulturor ku Edi Rama ekspozoi punimet me vizatimet e tij që mban edhe në zyrën e vet në kryeministri.

Pas këtij zbulimi pyetjet që ngrihen janë: A ka paguar Rama me paratë e shtetit promovimin e tij si piktor? A janë paguar me këto para intervistat e shumta që ai dha si artist në mediat italiane?

Pak ditë më parë dy gazetarë kulturorë,Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek, i konsideruan pikturat e Ramës si “Punime të një adoleshenti të droguar” (shiko shkrimin poshtë).

Atëherë si shpjegohet që këto “zhgaravina” ekspozohen në biennale? Ndoshta ngaqë praratë që ishin destinuuar për të himnizuar në Francë, suksesin e djemve të De Biasit në europian, u përdorën për të ushqyer në Venecia mitin e kryeministrit që është dhe artist?

Nuk ka dyshim që mund të jetë kështu.

Po të shohësh spotin personal që Rama ka prodhuar për bienalen e Venecias, mbetesh i habitur (Video poshtë). Për xhirimet e tij nuk është përdorur shtëpia vetjake e piktorit Edit në Surrel, por zyra e kryeministrit të Shqipërisë. Filmimet janë realzuar jo nga një grup privat, por nga kameramanja dhe fotografja e kryeministrisë, Blerta Kambo, që paguhet nga taksapaguesit për të pasqyruar punën e shefit të ekzekutivit dhe jo atë të piktorit. Si aktorë nuk shërbejnë miqtë artistë të Edit, por Ministrat e Republikës me kryeministër Ramën, si psh ai i brendshëm, Fatmir Xhafa.

Këto dyshime bëhen më të forta po të shtosh faktin se piktori kryeministër e ka ekspozuar punën e tij në hyrje të “Padiglione degli artisti” (dhe jo tek stenda e Shqipërisë) ku performojnë artistët më prestigjozë ndërkombëtarë dhe se kuratorija e këtij viti nuk është as më shumë dhe as më pak por e njëjta grua që është anëtare e bordit të qendërs kulturore që Rama ka hapur në kryeministri.

Të gjithë këto element përforcojnë në fakt atë dyshim që ngre raporti i kontrollit të shtetit. Se piktori Edi po ndërton famën e tij si artisti duke u suportuar, mbështetur dhe financuar nga kryeministri Rama që përdor paratë e shqiptarëve për të rritur lavdinë e vet personale. (lapsi.al)

Video:
Share: