Duke kërkuar strategji për ndërtimin e paqes midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile në Përkujtimin e 3-të Vjetor të Samitit të WARP në Seul të Republikës së Koresë
Një samit ndërkombëtar për të kërkuar qeverisje globale për paqen dhe stabilitetin e shoqërisë ndërkombëtare mbahet nga 17 deri më 19 shtator në Seul të Republikës së Koresë.
Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Rivendosja e Dritës (HWPL), një OJQ ndërkombëtare nën DPI të OKB-së, organizon përkujtimin e tretë vjetor të Samitit të Paqes Botërore të Aleancës së Fesë (WARP), ku përfaqësuesit e qeverive dhe grupeve të shoqërisë civile do të diskutojnë mbi veprimet e detajuara ne planet për ndërtimin e paqes në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Për të diskutuar mënyrat për të ndërtuar një ‘Qeverisje Paqe’ si një rrjet ndërkombëtar, 1,000 pjesëmarrësit në samit përfshijnë krerë shtetesh, ministra, anëtarë parlamentesh, përfaqësues te shoqatava ndërkombëtare në ligj, arsim, religjion, shtypi, të rinjtë dhe gratë.
Tema e samitit është ‘Vendosja e Qeverisjes Bashkëpunuese për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Zbatimin e Deklaratës së Paqes dhe Ndalimit të Luftës (DPCW), hartuar nga ekspertë të se drejtës ndërkombëtare për të evokuar zgjidhjen e konflikteve dhe zhvillimin e paqes si një kulturë me vete.
Bashkësia ndërkombëtare e sotme po përpiqet të krijojë “Qeverisje të Mirë” për zbatimin e agjendave si ekonomia, kultura dhe arsimi për zhvillim të qëndrueshëm. Në këtë trend global, HWPL ka realizuar në mënyrë aktive aktivitetet e paqes duke përfshire qytetarë të mbështetur nga qeverite.
Fushata e Paqes Legislative, një fushatë evokimi në nivel shtetëror për krijimin e ligjit ndërkombëtar për ndërtimin e paqes me të rinjtë dhe gratë, është bërë në formën e nënshkrimeve, forumeve dhe seminareve në mbi 100 vende që nga maji i vitit 2016. Në bashkëpunim me qeveritë lokale, Dita e Paqes dhe Zona e Paqes janë miratuar ne qytete te përfshirë ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Afrikën e Jugut për të lehtësuar përpjekjet për ndërtimin e paqes nga qytetarët.
Bazuar në përvojën e aktiviteteve të paqes, HWPL po e mban këtë event vjetor që nga viti 2014 për të diskutuar rolet dhe planet e veprimit të secilit grup të shoqërisë.
Nën sloganin “Së bashku për paqen si lajmëtarë të paqes”, z. Man Hee Lee, Kryetari i HWPL, theksoi rëndësinë e mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare duke thënë, “Për paqen botërore dhe ndërprerjen e luftës, ne duhet të krijojmë kushtet për të punuar së bashku me të rinjtë dhe organizatat e grave në çdo vend. Do të doja të kërkoj mbështetjen për bashkimin e Republikës së Koresë me zyrtarët e secilit vend “.