Megjithëse trasmetimi i të gjitha televizioneve u bllokua sot nga Televizioni Publik Shqiptar, ERTV nuk pati asnjë problem me transmetimin dhe qe ne fakt nuk prezanton nje ent te caktuar vecse propaganden e kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij në Kuvend, Edi Rama foli si pronar televizioni, i shqetësuar për dhjetëra kameramanët që ndjekin seancat parlamentare, ndërsa ERTV transmeton falas në rrjetet sociale nga parlamenti.
Rama tha se çështja e transmetimit do të rregullohet me një marrëveshje mes Kuvendit dhe TVSH-së, deri kur kuvendi të ketë infrastrukturën e tij të transmetimit dhe si gjithmone ndodh tek ne situata u zgjidh jo sipas rregullave por sipas urdherave qe vijne nga individi ne pushtet!
Rama tha se tashme nuk ka nevoje per kameramane dhe gazetare sepse trasmetimi i seancave parlamentare do te jepen me regji te kontrolluar dhe tha se kjo nuk eshte censure!