Home KRYESORE Veprimi i Salianjit që i bëri deputetët të plasin të qeshurës

Veprimi i Salianjit që i bëri deputetët të plasin të qeshurës

Ervin Salianji, deputeti i ri i Partisë Demokratike mbajti fjalimin e tij të parë në parlament.

Gjatë fjalimit të tij, deputeti Salianji akuzoi qeverinë për një sërë çështjesh, duke nisur nga emigrimi masiv te varfëria e skajshme, papunësia dhe shëndetësia e dobët dhe për shumë premtime të parealizuara nga qeveria socialiste.

Por kur po fliste për çmimin e lartë të librave, Salianji është nevrikosur dhe ka përplasur dorën në foltore, duke folur me tone të ashpra dhe duke mbajtur një qëndrim tejet të revoltuar.

Por ky gjest i tij është pritur me të qeshura nga deputetët në sallë dhe ka sjellë një situatë gazmore midis tyre.

Share: