Home KRYESORE Nard Ndoka votoi pro Ruçit si kryetar Kuvendi? Kreu i PDK: Unë...

Nard Ndoka votoi pro Ruçit si kryetar Kuvendi? Kreu i PDK: Unë nuk fshihem…

A ka qenë kreu i PDK-se, Nard Ndoka njeri nga demokratet që votoi pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetari i ri i Kuvendit? Kjo nuk dihet saktesisht, por së fundi ka pasur një replike mes tij dhe fotografit Agim Ramës.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, Agim Rama teksa bën tag Ndokën dhe shkruan: “Ku ka zë nuk eshte pa gje… Thuhet se njera vote pro Rucit eshte e Nard Ndokes”.

Pa asnjë kompleks, Ndoka nuk ia ka kursyer një përgjigje, po publike, po përmes rrjetit social Facebook, ku i shkruan se ai nuk ka frikë kur voton.

Reagimi i Ndokës

Agim, kur votoj, e bej publike voten nuk kam frike njeri! Nuk fshihem, as si komunistat, as demokratikasit!/360grade.al

ndoka

Share: