Me dhjetëra gardianë janë sulmuar nga një i burgosur. Ngjarja ka ndodhur brenda në korridorin e një burgu në Chigaco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
31-vjeçari Austin Allen ka sulmuar gardianët, teksa këta të fundit po tentonin ta arrestonin.
Video është filmuar nga kamerat e burgut dhe tregon qartë momentin kur 31- vjecari nuk u bindet policëve dhe më pas i sulmon ata.
“Shpeshherë të paraburgosurit veprojnë në mënyrë impulsive dhe kjo mund të jetë e rrezikshme”, ka thënë Drejtori Ekzekutiv i burgut.
Policët kanë përdorur spraj ndaj agresorit.
Nga kjo ngjarje u plagosën lehtë tre gardianë.