Home KRYESORE Video/Momente tmerri, fëmija bie në kafazin e gorillës

Video/Momente tmerri, fëmija bie në kafazin e gorillës

Pershtati: A.Vangjeli

Kanë qënë momente ankthi dhe paniku ato që kanë përjetuar vizitorët e një kopshti zoologjik kur një fëmijë 4 vjecar ka rënë  brenda në kafazin e një gorille. Vetëm disa minuta pas rënies, Harambe , gorilla 17 vjecar është gjuajtur për vdekje nga autoritetet pasi ata i janë frikësuar rrezikut që kafsha 3 metër e lartë përbënte për vogëlushin.

Një dëshmitare e ndodhur në vendngjarje, dëshmoi se kishte dëgjuar fëmijën që i kërkonte mamasë të kalonte gardhin. Gruaja duke qënë se po kujdesej dhe për fëmijët e saj të tjerë thjesht i kishte kthyer një përgjigje mohuese vogëlushit. Video e mëposhtme e filmuar nga një turist, tregon momentet e tmerrit kur fëmija është gjendur ballë përballë me ‘ Mbretin e xhunglës’ i pambrojtër. Të shumtë kanë qënë ata që kanë fajësuar prindërit e 4 vjecarit, nga pakujdesia e të cilëve është vrarë një kafshë e pafajshme. Aktivistë në mbrojtje të të drejtave të kafshëve madje kanë vënë në dyshim a duhej vrarë apo jo Harambe? Sipas tyre imazhet filmike tegojnë dy momente vërtet prekëse. Në të parin gorilla e ka vendosur në një qoshe fëmijën duke u përpjekur për ta mbrojtur nga ulërimat e turmës të cilat e kanë përkeqësuar më tepër situatën. Në një moment të dyte duket Harambe teksa kap për dore katër vjecarin. Më pas gorilla e ka tërhequr për këmbe vogëlushin në një cep më të largët, por kjo sipas tyre ka qënë me qëllim për ta lërguar nga turma që bërtiste.

 Roja I kopshtit, I cili ishte dhe personi që vrau Harambe, i interpreton ndryshe imazhet. Sipas tij kafsha ishte duke e mbytyr fëmijën, ndaj dhe ai ka reaguar duke e qëlluar. Edhe drejtori I qëndrës e ka vlerësuar këtë rast tepër të rrezikshëm. “ Po flasim për një gorillë që peshon 180 kg dhe tepër të fuqishëm.,- ka thënë ai.- Fëmija sipas meje nuk ishte duke u sulmuar, por ishte një rast mjaft I rrezikshëm, cdo gjë mund të ndodhte.” Kafazi i hekurt i Mbretit te xhungles, që tashmë nuk është më, do të mbyllet deri në afat të papërcaktuar. Ndërkohë adhurues të Harambas kanë vendosur lule dhe shënime në nder të tij në një statujë të gorillës të vendosur brenda kopshtit zoologjik.

The zoo's  Gorilla World will be closed until further notice. Flowers and commemorative notes were left at a gorilla statue in the zoo on Sunday

 Media
Share: