Barak Obama ka thënë se nuk mund të mbajë lotët pas regjistrimit të vajzës së saj në universitet.“Ishte diçka si një operacion i hapur në zemër”, tha ish presidenti në momentin kur vajza e tij Malia është regjistruar në Universitetin e Harvardit.“Isha krenar që nuk qava para saj”, tha Obama.
Obama e përshkroi këtë çast të hënën në një ngjarje për Fondacionin Beau Biden.
Kjo organizatë jo-fitimprurëse u krijua për nder të djalit të ndjerë të ish-zëvendëspresidentit të tij, Joe Biden.“Në fund të jetës sonë, çfarëdo gjëje tjetër që kemi arritur, gjërat që ne do të kujtojmë janë gëzimet që fëmijët tanë – dhe shpresojmë që më vonë, nipërit tanë – të na sjellin”, tha Obama.
Malia 19 vjeç, vendosi të merrte pjesë në Harvard pasi kishte përfunduar shkollën e mesme.Obama shpesh ka folur për rëndësinë e atësisë.“Nga të gjitha gjërat që unë kam bërë, unë jam më krenar që jam baba yt”, u tha vajzave të tij në fjalimin e tij lamtumirës.Vajza tjetër e Obamës, Sasha, 16, është ende në shkollë të mesme dhe jeton me prindërit e saj në shtëpinë e tyre të re në Uashington DC./360grade.al