Home KRYESORE Vranësira të dendura na presin…

Vranësira të dendura na presin…

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë. Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar shira të karakterit lokal. Po ashtu, orët e pasdites mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë të tyre gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Share: