Home KRYESORE Akuza e PD për manipulim, vjen reagimi i parë nga Komisioni: Pika...

Akuza e PD për manipulim, vjen reagimi i parë nga Komisioni: Pika që s’u bie!

Deputeti socialist Ulsi Manja deklaron se votimi ishte në transparencë të plotë, në prani të kamerave dhe 140 deputetëve duke e cilesuar akuzat e PD si absurde.

“Po lexoj në disa portale që Komisioni i Votimit për Kryetarin e Kuvendit paska deformuar rezultatin e votimit apo diçka të tillë më duket, në përpjekje për të justifikuar rrjedhjen e 3 votave të PD (2 vota pro Ruçit dhe 1 e pavlefshme ).

Epo transparencë më të madhe se sa ky votim unë nuk di të ketë: fletët u firmosën dhe u vulosën në prani të kamerave live, në prani të kamerave dhe 140 deputetëve u votua, live u numëruan dhe ju treguan deputetëve dhe publikut fletë për fletë dhe këta përsëri kanë gojë e flasin! Pika që s’u bie se çfarë opozite paskan ndërmend të bëjnë në këtë legjislaturë!”, shkruan Manja.

Share: