Home KRYESORE Universiteti i Tiranës në fushatë zgjedhjesh, emrat që kandidojnë në 6 Fakultete....

Universiteti i Tiranës në fushatë zgjedhjesh, emrat që kandidojnë në 6 Fakultete. Largohet Dhori Kule

Rektori i Universitet të Tiranës Artan Hoxha do rikandodojë sërish pa asnjë kundërshtar, pas katër vitesh drejtim në këtë universitet.

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo zbulon edhe emrat e kandidatëve të njësive kryesore të UT; ku nga 6 Fakultete në tre prej tyre gjithashtu nuk do të ketë garë.

Dhori Kule i cili ka nisur karrierën drejtuese akademike që prej 1997, shkëputet këtë vit, për shkak se nuk i lejohet e drejta e rikandidimit sipas ndryshimeve ligjore të arsimit të lartë. Mirëpo, duket se në krye do të vendoset njeriu i besuar, Bernard Dosti i cili tashmë mban detyrën e zv rektorit në UT, por do të garojë i vetëm në zgjedhjet për dekan në Fakultetin Ekonomik

Kandidatë për dekan në Fakultetet e Universitetit të Tiranës, nga 6 Fakultete në 3 zgjedhje pa garë

-Fakulteti i Ekonomisë, që prej 2016 dekan ikën nga drejtimi Dhori Kule, Bernard Dosti kandidat i vetëm.

-Fakulteti i Drejtësisë- Dorina Hoxha, kandidate e vetme (aktualisht është në krye).

-Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, kandidate e vetme Esmeralda Kromidha (aktualisht e drejton).

-Fakulteti i Histori-Filologjisë – largohet Sabri Laçi , në garë Mark Marku dhe Dhimitër Doka

-Fakulteti i Shkencave të Natyres- përfundon mandati Spiro Dushku, në garë Eglantina Kalluçi dhe Endrit Xhina

-Fakulteti i Shkencave Sociale – mbyll 2 mandate Edmond Rapti, në garë Edvin Lame dhe Eliona Kulluri.

Top Channel

Share: