E përditshmja londineze, The Telegraph, ka raportuar se zyrtarët britanikë kanë shprehur shqetësime se Irani ose Rusia ndoshta e kanë ndihmuar Korenë Veriore për “avancimin e papritur” në zhvillimin e armatimit atomik.
Kjo gazetë ka raportuar sot se Zyra e jashtme britanike po zhvillon hetime nëse “vendet e tashme dhe të dikurshme atomike” e kanë ndihmuar Phenianin për të zhvilluar armatim bërthamor me kapacitet për bartje në raketa, raporton rel. “Irani është në krye të listës së vendeve të dyshuara, se i kanë dhënë ndonjë formë të ndihmës, derisa Rusia është poashtu në fokus”, ka shkruar gazeta.
Zyrtarë të lartë të paidentifikuar i kanë thënë gazetës, Telegraph, se “nuk është e besueshme” se shkencëtarët e Koresë Veriore ishin në gjendje që vetë të arrijnë avancime atomike.
Zyrtarë të lartë të paidentifikuar i kanë thënë gazetës, Telegraph, se “nuk është e besueshme” se shkencëtarët e Koresë Veriore ishin në gjendje që vetë të arrijnë avancime atomike./360grade.al