Home I pakategorizuar 3.500 qytetarë në Korenë e Jugut mbështeten Ligjin Ndërkombëtar për Paqe

3.500 qytetarë në Korenë e Jugut mbështeten Ligjin Ndërkombëtar për Paqe

“Fushata e Paqes legjislative” e HWPL në Seul u mbajt në Bashkëpunim me Komunitetet Lokale.

Një fushatë paqesore që kërkon dhe demostron një zhvillim lokal ne ndërtimin e paqes globale ku, me pjesëmarrjen e 3.500 shtetasve dhe anëtarëve të një OJQ ndërkombëtare u realizua  në Seul, Korenë e Jugut.

Më 21 tetor, Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Restaurimi i Dritës (HWPL), një OJQ ndërkombëtare nën statusin e ECOSOC dhe DPI te Kombeve te Bashkuara, mbajti “Festivalin Kombëtar të Maratonës” si pjesë e “Fushates legjislative të Paqes” për të advokuar themelimin e një ligji ndërkombëtar për paqen.

Në bashkë-organizim nga Korea, HWPL dhe Sport For All, një OJQ lokale nën Qeverinë Metropolitane ne Seul, eventi shërbeu si një vend ku qytetarët vendas morën pjesë në një maratonë simbolike dhe me dhënie donacionesh vullnetare nga komunitetet e tyre lokale.

Sa i përket kontributeve individuale në ndërtimin e paqes, Kryetari Man Hee Lee i HWPL tha, “Puna e paqes nuk i jepet një individi ose ndërmarrjeje të vetme, por të gjithëve në mbarë globin. HWPL, si një organizatë paqeje si në kuadër të DPI të OKB-së dhe ECOSOC, po kërkon të ndërtojë nje bashkëpunim me OKB-në, me fokus në arritjen e ndërprerjes së luftës dhe paqes globale në një mënyrë ku të gjithë qytetaret në globin tone te behen pjese e iniciativave te Paqes.

Pjesëmarrësit e maratonës dhe Eventit gjithashtu dhane nënshkrimet e tyre në mbështetje të Deklaratës se Paqes dhe Ndalimit të Luftës (DPCW), e cila u hartua nga HWPL me 10 artikuj dhe 38 klauzola për të advokuar bashkëpunim ndërkombëtar për ndërtimin e paqes nëpërmjet zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, respektimit të së drejtës ndërkombëtare në parandalimin e konflikteve e përhapjen e kulturës së paqes.

Fushata Legjislative e Paqes, në bashkëpunim me komunitetet ndërkombëtare dhe lokale në mbarë botën, ka marrë mbi 700.000 nënshkrime në mbështetjes të DPCW me qëllimin që te pranohet nga organizatat ndërkombëtare dhe qeveritë kombëtare në mbarë botën.

Në intervistën e Jae Hee Kim, drejtuesi i HWPL, një student i universitetit tha: “Ndërsa çdo nënshkrim nga qytetarët si ne është mbledhur, ne e dimë që DPCW do të realizohet përfundimisht. Unë jam duke marrë pjesë në këtë fushatë paqeje me duart e mia. Unë besoj se kjo është një shkurtesë për botën që të hasë paqe dhe do të shkojë përtej jo vetëm vetes, por edhe familjes sime e madje edhe më tej në vendin tim “.

Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë eveniment do të kontribuojë shumë në zhvillimin e komunitetit paqësor te HWPL edhe për shkak të donacioneve të tyre vullnetare në formën e financimit të aktiviteteve.

Përafërsisht 7,500 dollarë (KRW 8,400,000) u dhuruan nga anëtarët e HWPL dhe tani kjo do të shërbeje si një fond lokal zhvillimi.

Share: