Home KRYESORE “360 Gradë” zbulon bashkëpunëtorin që fundosi Habilajt

“360 Gradë” zbulon bashkëpunëtorin që fundosi Habilajt

Një prej personave të arrestuar nga drejtësia italiane si pjesë e grupit të Habilajve, rezulton gjithashtu bashkëpunëtor i kësaj drejtësie.

Lajmi ekskluziv u bë me dije gjatë emisionit “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News. Sebastiano Sardo ka bashkëpunuar me drejtësinë e vendit fqinj.

Zheji: Ka një bashkëpunëtor të posaçëm të klanit katanez që ka dekonspiruar gjithë këtë gjë?

Kepi: Kemi të bëjmë me një të penduar.

Zheji: Ky është personazhi që ka bërë të mundur përgjimet.
Kepi: Më saktë ka bindur drejtësinë italiane që të ndërmarrë veprime konkrete për arrestimin e Habilajve.

Kepi: Sardo është një grosist, një trafikant i madh i marijuanës. Përmendet në dosjen e përgjimeve që ka në dispozicion edhe media shqiptare. Ka një nofkë që quhet “Sheiku”. Njihet mjaft në një zonë të Siçilisë orientale. Është arrestuar shumë herë dhe herën e fundit është arrestuar në janar 2017, por në verë 2017, ai ka vendosur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Në dosjen e tij ka nisur rrëfimet; dua të rrëfej si vepron trafiku i marijuanës. Rrëfimet e tij kanë tronditur.360grade.al

Share: