Home KRYESORE ‘Agjenti 007’, njihuni me shqiptarin që u bë hero në Londër

‘Agjenti 007’, njihuni me shqiptarin që u bë hero në Londër

Genci Gestila është një djalë më origjinë shqiptare që u bë hero në Londër pasi i shpëtoi jetën një gruaje. 21-vjeçari arriti që të shpëtojë një grua që po mbytej në lumin Thames.

Ai ishte ulur në verandën e një lokali me disa miq kur dëgjoi thirrjet e një gruaje për ndihmë.

Menjëherë ka vrapur drejt bregut për ti dhënë ndihmë. “I thirra dhe ajo mu përgjigj se nuk mund të notonte,”-shpjegon Gestila.

Ai menjëherë hoqi rrobat dhe u zhyt në lumin e ftohtë për ta shpëtuar. “Ajo ishte në mes të lumit. Ishte shumë thellë, nuk mund ta prekja fundin. Gruaja ishte në shok sepse uji ishte kaq shumë i ftohtë. Kur arrita më tha që nuk mund të merrte frymë ndaj e kappa dhe e tërhoqa drejt bregut.” Sipas dëshmitarëve Gestila doli nga uji njësoj si Daniel Craig nga një skenë në filmin e James Bond. 21-vjeçari, me origjinë shqiptare dhe me nënshtetësi greke ka shërbyer në ushtrinë e Greqisë, tha se trajnimi ushtarak e përgatiti për aktin heroik. Ai kaloi 9 muaj duke shërbyer në ushtri në Spartë dhe në ishullin e Samos.

Share: