Home KRYESORE Alket Hyseni: Në kohën e Bollanos janë zhdukur regjistrat në Himarë

Alket Hyseni: Në kohën e Bollanos janë zhdukur regjistrat në Himarë

Akuza të forta lëshoi deputeti socialist i Vlorës, Alket Hyseni, në emisionin “Të Paekspozuarit”. Ai u shpreh se në zonën e Himarës, në kohën e kryetarit Vasil Bollano, janë zhdukur të gjitha regjistrat e pronave. Hyseni shkon edhe më tej, duke thënë se Bollano ka marrë vendime të çuditshme, duke dhënë prona me çmime qesharake.

Hyseni: Po presim dokumentat nga Turqia për pronat, kanë ndodhur çudira në Karabaurun dhe në Zvërnec. Unë kam kallzuar zhdukjen e regjistrave në vite që kanë ndodhur në kohën e Bollanos. Unë nuk akuzoj Bollanon a ka gisht, por nuk mund ta mbroj z. Bollano, me vendime të çuditshme, e kanë marrë pronën dhuratë ose me çmime qesharake. Ne presim edhe dokumenta nga Turqia, për çështjen e pronave, qeveria ka një strategji të re për cështjen e pronave.

Ndërsa ish kryetari i Himarës, Vasil Bollano, në një lidhje telefonike, u shpreh se pronarët e rinj të tokave në Himarë, po mbahen të fshehur.

Vasil Bollano: Pronarët e rinj po mbahen të fshehtë, nuk publikohen. Të gjitha vendimet që nuk gjenden në Bashki, gjenden në prefekturë. Hysenaj ka dashur të bëhet pronar, dhe qyterar në Himarë. Në Durrës janë mbledhur Palma, në jug Pisha. Ligji detyron hipotekat që të vënë në dizpozicion listën në funksion të njësive vendore për taksat. Lista e pronareve të rinjë mbahet e fshehur dhe nuk publikohet. Pronarët e vërtetë, ata që disponojnë dokumentacionin ligjor. Fatkqësisht qeveria i kërkon hipotekën qyteraëve ndëerkohë që duhet ti pajisë shteti.

Dule: Plani është i ngrirë në Himarë, ndërkohë që atje vazhdojnë ndërtimet, edhe të një resorti./TPZ.AL/

Share: