Një 36-vjecare është arrestuar nga policia Italiane, si e implikuar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Asaj iu gjetën 22 kilogramë hashash dhe marihuanë, ndërsa mediat e shtetit fqinjë shkruajnë se gruaja e arrestuar në Montichiari është e dashura e njërit prej bosëve shqiptare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Europë.
Duket se ky arrestim do t’i hapë udhë një hetimi ndërkombëtar mbi trafikun e drogës në Italinë veriore dhe kryesisht në zonën e Brescias.
Mbi këtë ngjarje mediat dhe policia italiane nuk japin shumë detaje, duke menduar që sekreti do të ndihmojë bashkepunimin nderkombetar që të goditet rrjeti i droges, dhe të kapen shokët e shqiptarit që konsiderohet si një “Pablo Escobar” i Tiranës, pronar i një rrjeti klubesh nate dhe mbi te cilin ka urdhër-arrest evropian për trafikun ndërkombëtar te droges.
Policia e gjeti 36-vjeçaren me një ID false teksa shiste drogen per nje trafikant që jeton në Milano, ne baze te hetimit dhe operacionit koduar “trafiku i fundit” realizuar nga skuadra e Brescia.
E dashura e “shefit” kishte gjetur strehë në shtëpinë e një 40-vjeçari të kerkuar për vrasje. Në kohën qe policia u fut te kontrollonte, trafikanti u fsheh në një dollap, por u zbulua.
Hetimi tregoi se 36-vjeçarja kishte rolin e mbajtjes se kontakteve mes eksportuesit shqiptarë të drogës dhe atyre italianë në Brescia, Milano dhe Bergamo.
Operacioni është marrë në fund të disa javëve hetimi e pergjimesh. Hetimet kanë zbuluar se shqiptarët shtrydhnin marijuanën dhe hashashin në cilindra të posaçëm.
Edhe pas arrestimit të dyfishtë, operacioni është ne vijim./opinion.al