Raportohet se dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur nga një atentat i ndodhur pak minuta më parë në Vlorë.
Sipas të dhënave të para, atentatorët kanë qëlluar në drejtim të një makine me targa VL 6368 C dhe ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në rrugën Transballkanike.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por nuk ka dhënë ende informacion zyrtar mbi ngjarjen.