Ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro po zhvillojnë edhe këtë të premte një dëgjesë me banorët e Himarës të cilët preken nga plani vendor i bashkisë për shëtitoren përgjatë bregdetit.
Sipas burimeve janë rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti, ndërsa banorët e kanë kontestuar me pretendimin se nuk do dëmshpërblehen me vlerën
e tregut.
Gjithashtu, një pjesë e ndërtesave kanë edhe probleme me pronësinë ose me sakte me mos dhenien e certifikatave te pronesise te pa dorezuara akoma titullareve te tyre.
Megjithatë, takimi i sotëm pritet të konkretizohet me një marrëveshje konkrete, siç edhe paralajmëroi javën e kaluar ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe fakti qe ata vendosen te shkojne ne Himare eshte tregues ndersa takimet e tjera i kane realizuar jashte saj.
Një javë më parë, Gjiknuri dhe Kumbaro takuan në Vlorë disa përfaqësues të komunitetit himariot ku morën pjesė edhe krerėt e Omonias, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri. Gjiknuri tha se banorët tė cilėt preken nga ky projekt do kompensohen me vlerėn e tregut.
“Do bėhen kompensime dhe dėmshpėrblimet pėr cdo banesė e cila preket nga zbatimi i kėtij projekti. Banorėt do kompensohen me vlerėn e tregut”, tha Gjiknuri javën e kaluar, por nuk permendi ceshtjen themelore, ate te certifikatave te munguara te pronesise ne kete zone.
Kujtojme qe plani për shembjen e këtyre banesave në Himarë ka sjellë edhe reagimin e Athinës Zyrtare, të cilët kanë kushtëzuar ecurinë e Shqipërisë drejt BE me respektimin e të drejtave të pakicës greke.
Tirana zyrtare thote se ne Himare nuk ka pakice Greke, por harrojne se cdo qytetar ka te drejte sipas standardeve europiane te zgjedhe se ciles shtetesi i perket dhe nese shteti yt nuk i pergjigjet nevojeve te tua themelore, perse ata te mos zgjedhin te marrin nje shtetesi tjeter qe perfaqeson nje insitucion qe interesohet per dinijitetin e tyre.
Tirana nuk duhet te vazhdoje ta shohë te keqen tek qytetaret e saj shqiptare/shqiptare ose shqiptare/greke, por te mungesa e përgjegjësisë se saj politike dhe qytetare.
Biznesmeni i sukseshem himarjot Nikollaq Neranxi qe drejton Shoqatën për Mbrojtjen e Shtëpive, Pronave, Historisë dhe Kulturës Himarë u beri thirrje te gjithe himarjoteve te jene pjese e ketij takimi me ministrat Gjiknuri dhe Kumbaro te qeverise se Edi Rames qe e ka orgjinen nga kjo zone e Shqiperise.
ndaj Himares se fundi ka patur interes edhe nga prezenca diplomatike ne Shqiperi dhe insitucionet e se drejtes te cilet here pas here kane marre informacion edhe nga banoret ne Himare.