Kryedemokrati Lulzim Basha i ka ashpërsuar tonet sot në Kuvend dhe e ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për lidhje me bandat e kriminelët. Ai tha se për të vjedhur zgjedhjet ai është ndihmuar nga disa kryebashkiakë.
“Qazim Sejdini ka lidhje direkte dhe personale me trafikantë e biznesmenë të lidhur me krimin, ashtu si në Elbasan planet për vjedhen e votës i ka bërë me Qazim Sejdinin, në Durrës i ka bërë më Vangjush Dakon dhe bandat e Durrësit e Shijakun. Në shijak i blinte me bandat e Elvis Roshit. E njëjta gjë edhe në Lezhë, Fushë-Arrëz, Dibër e Tepelenë”, tha Basha.
E që të shpëtojë vendi, Basha u shpreh se duhet të shkarkohet Gramoz Ruçi, të arrestohet vëllai i Fatmir Xhafës, të arrestohen Qazim Sejdini e Vangjush Dako.
“Nëse ata arrestohen, shqiptarët bien në paqe”, tha Basha.